Arbëri

Përkujtohet 20-vjetori i vrasjes së 108 civilëve të katër fshatrave

Descriptive Text

Në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan të Komunës së Pejës të martën janë përkujtuar 108 qytetarë civilë të vrarë e të masakruar në këto katër fshatra, më 14 maj të vitit 1999 nga forcat serbe. “Kjo është një plagë e madhe që nuk po mbyllet dot.

As drejtësi nuk ka dhe kjo po e hap plagën edhe ma shumë e dhembja po bëhet gjithnjë edhe më e madhe...”, shpreh dhembjen e saj përcjellë me plot lot në sy Sevdije Gashi, e cila atë ditë ka humbur babën, xhaxhallarë dhe djem të axhës, gjithsej 12 anëtarë të kësaj familjeje. Me buzë të dridhur dhe me përpjekjen që të kontrollojë emocionet e dhembjes derisa fliste, ajo ktheu kujtesën në atë ditë të kobshme për Qyshkun, dhe rrëfen çastet para se të dëgjoheshin rafalët e vdekjes të kriminelëve serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Isa Gashi nga fshati Qyshk, tash 76 vjeç, ishte njëri prej tyre, i cili nuk do ta harrojë kurrë 14 majin e vitit 1999, kur, sipas tij, ditën e masakrës, Qyshku ka qenë i rrethuar nga të katër anët me mbi 500 pjesëtarë të forcave të armatosura serbe të grupeve paramilitare, policore e ushtarake, të cilat atë ditë në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan vranë e masakruar 108 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të disa fshatrave të tjera, që kishin ikur nga fshatrat e veta dhe ishin strehuar në këto fshatra.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)