Arbëri

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit që grushtoi drejtorin e shkollës në Kamenicë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngre aktakuzë për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj mësimdhënësit A.M., i cili në mars të këtij viti sulmoi Qazim Morinën, drejtor i shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë.

Deri te sulmi ka ardhur pasi që drejtori Morina ua ka ndaluar mësimdhënësve përdorimin e reshosë në sallën e mësimdhënësve. Mësimdhënësi A.M. nuk është pajtuar me këtë vendim, ndaj në replikë e sipër ka qëlluar me grushte drejtorin, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria komunale e Arsimit në Kamenicë me një rekomandim ka kërkuar që drejtori dhe mësimdhënësi ta respektojnë kodin e sjelljes dhe rregullat e shkollës, teksa rasti më vonë kaloi në Inspektoratin për Arsim. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka deklaruar se mësimdhënësi akuzohet për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)