Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka fut në listë të zezë kompaninë “5 Vëllezërit Mulaku”- Prishtinë.
Ky vendim i OSHP-së është marrë pasi Policia e Kosovës ka parashtruar kërkesë në OSHP që të veprohet konform Ligjit të Prokurimit Publik.
Më pas paneli shqyrtues i OSHP-së, ka gjetur se kompania në fjalë ka falsifikuar notorizimin e një diplome të inxhinierit të arkitekturës.
Kompani për një periudhë 6 mujore i ndalohet pjesëmarrja në tenderë publik. Sipas OSHP-së, operatori ekonomik, në këtë rast Policia e Kosovës, ka hasur në këtë dokument të falsifikuar në aktivitetin e prokurimit “Renovimi i qendrave të ndalimit në stacionet policor Prishtinë, Gllogovc, Podujevë dhe Lipjan”.
Ja vendimi i OSHP-së:
-
22 shkurt 2017 16:55
-
Shpërndaje në: