Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të qëndrimit të stafit të Administratës së Përgjithshme, në objektin e Ndërmarrjes Shoqërore “Bankos”, Komunës së Gjilanit i ka dalë problem me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton KTV.
AKP-ja, duke e konsideruar si uzurpim të kësaj prone nga komuna, po kërkon nga ajo ose të paguajë qira ose ta lirojë atë, ndonëse ky objekt është në emër të komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, zyrtarë të kësaj komune nuk pranojnë që të largohen nga aty, pasi siç thonë, kanë investuar shuma të mëdha parash për funksionalizimin e hapësirave për nevoja të administratës.
Megjithatë, drejtori i Kadastrës thotë se janë duke u munduar të arrijnë me AKP-në një marrëveshje lidhur me mënyrën e shfrytëzimit të mëtutjeshëm të këtij objekti. Berisha thotë se përveç këtij objekti, edhe për disa objekte të tjera, të cilat figurojnë si Ndërmarrje Shoqërore, kanë bërë kërkesë që të bëhet një zgjidhje, në mënyrë që, sipas tij, të mund të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve.
Edhe në AKP thonë se janë duke i shqyrtuar mundësitë e arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët, duke mos dhënë detaje të tjera. Që nga viti 2001, kur është vendosur Administrata në këtë objekt, komuna ka investuar 700 mijë euro.