Arbëri

Në mungesë të nxënësve, Shkolla Bujqësore planifikohet të kthehet në Institut

Descriptive Text

Shkolla e mesme bujqësore “Arbëria”, e cila konsiderohet të jetë një ndër më modernet në rajon, e ndërtuar para pak vitesh, tashmë ka mbetur bosh, në mungesë të interesimit të nxënësve për të vijuar mësimet aty.

Ndërsa, Komuna e Gjilanit ende nuk ka një plan të qartë se si do ta funksionalizojë këtë shkollë, objekti i së cilës gjendet në afërsi të lagjes së “Vishnjave” dhe është inauguruar në vitin 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Objekti i shkollës tashmë ka mbetur bosh, ngase nxënësit edhe ashtu në numër të vogël, janë transferuar në kuadër të kompleksit të shkollave të mesme, që gjendet në qendër të qytetit të Gjilanit.

Objekti i shkollës hap dyert vetëm atëherë kur nxënësit kanë nevojë që të realizojnë praktikën profesionale.

Drejtues të pushtetit komunal kanë thënë se janë duke parë alternativat se si ta funksionalizojnë këtë shkollë, e cila vlerësohet se plotëson kushtet për realizimin e praktikës profesionale dhe mësimit të përditshëm, meqë posedon të gjitha kabinetet e nevojshme, laboratorët, vendpunishtet, etj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)