Arbëri

Ferizaj, 40 kontrata më shumë jashtë planit të parashikuar

Descriptive Text

Iniciativa për progres INPO, pas një hulumtimi ka publikuar një infografikë për Komunën e Ferizajt lidhur me efikasitetin e planifikimit të prokurimit, e cila ka në fokus përllogaritjen e vlerës së parashkruar të kontratave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëpërmjet kësaj infografie janë publikuar kontratat e nënshkruara që nuk janë parashikuar me planin përfundimtar të prokurimit gjatë 2018-s.

Në këtë dokument është nënvizuar se Komuna e Ferizajt gjatë vitit 2018 ka dhënë 40 kontrata më shumë sesa plani i parashikuar, pastaj nga 77 kontratat e publikuara për vitin 2018, vetëm 40 prej tyre janë realizuar sipas planifikimit. Ndërkaq 26 kontrata nga 117 gjithsej të nënshkruara kanë tejkaluar vlerën e parashikuar.

Për të gjitha këto kontrata sipas INPO-s, Komuna e Ferizajt ka parashikuar gjithsej 441 mijë e 658 eurosh, ndërkohë kontratat janë lidhur në vlerë prej një milion e 235 mijë e 760 eurosh, andaj diferenca e tyre është publikuar në vlerë prej 794 mijë e 102 eurosh apo 179.80 për qind.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)