Arbëri

LDK: Zyra e kryetarit Aliu shndërrohet në zyrë punësimi

Descriptive Text

Dhjetëra biznese në qytetin e Ferizajt, gjatë periudhës së fundit kohore po përballen me mungesë të punëtorëve, ndërkohë Komuna ka lidhur një bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve në mënyrë që punësimet të bëhen me ndërmjetësimin e zyrës së kryetarit të Komunës Agim Aliu.

Sipas zyrtarëve komunalë, deri tashti bizneset e Ferizajt nëpërmjet zyrës së kryetarit të Komunës kanë kërkuar së paku 500 punëtorë, të cilët do të paguhen drejtpërdrejt nga bizneset me pagë minimale prej 300 eurosh. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar menjëherë subjekti më i madh opozitar LDK-ja, duke akuzuar ekzekutivin se nëpërmjet kësaj forme do t’i detyrojë qytetarët në mënyrë të dhunshme të anëtarësohen në PDK. Gjithashtu, sipas LDK-së, zyra e kryetarit të Komunës tashmë edhe zyrtarisht është shndërruar në “zyre për punësime”.

Zekir Bytyqi, drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt, ka thënë për “Kohën Ditore” se bizneset kanë shprehur gatishmërinë që punësimet të bëhen nëpërmjet zyrës së kryetarit si urë lidhëse e ndërmjetësimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)