Arbëri

Banorët me protesta kërkojnë rritjen e sigurisë në komunikacion

Foto: Koha

Banorët e fshatit Drobesh të Komunës së Vitisë me protestë, të premten, kanë kërkuar rritjen e masave të sigurisë në magjistralen Viti- Gërlicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë aks rrugor kanë humbur jetën disa banorë të këtij fshati. Viktima e fundit është goditur nga një veturë në lëvizje.

Protestuesit kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk është e interesuar që të zhvillojë politika me qëllim të parandalimit të aksidenteve, të cilat po marrin jetë të njerëzve.

Kritika më të ashpra kanë pasur ndaj qeverisjes lokale të Vitisë që, sipas tyre, nuk kanë adresuar për zgjidhje një varg të kërkesave që lidhen me investimet në rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore dhe investimet në rrjetin e ndriçimit publik dhe vendosjen e barrierave me qëllim të zvogëlimit të shpejtësisë për shoferët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)