Arbëri

Rugovasit kundërshtojnë taksën e përcaktuar nga niveli qendror

Foto: Koha

Dhjetëra banorë të trevës së Rugovës, të premten paradite, e kanë bllokuar për gjysmë ore rrugën kryesore, në shenjë revolte kundër punimeve të nisura të enjten pasdite për ndërtimin e laurës dhe infrastrukturës përcjellëse të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto punime punëkryerësi i angazhuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka nisur pa asnjë dokument dhe pa asnjë konsultim paraprak me banorët e Rugovës.

Por disa rugovas, në mesin e tyre edhe Flamur Rexhbogaj, kryetar i bashkësisë lokale Boge, që mbulon shtatë fshatrat e pjesës së epërme të Rugovës, e kanë informuar Inspektoratin Komunal.

“Kanë dalë tre inspektorë në vendpunishte dhe pasi u kanë kërkuar lejen dhe dokumentacionin, të cilat nuk i kanë pasur ua kanë ndërprerë punën deri sa të sjellin dokumentacionin se çka kanë nisur të ndërtojnë aty. Në fakt aty është në plan të ndërtohet laura e paralajmëruar nga MMPH-ja”, thotë Rexhbogaj.

Drejtori i Urbanizmit, Rajan Arapi, thotë se drejtoria e tij nuk është informuar për nisjen e këtyre punimeve, e as që kanë dhënë ndonjë leje për ndërtimin e saj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)