Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Burim-Astrazup në Malishevë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Burim-Astrazup, e gjatë afro dy kilometra, e cila lidhë këto dy fshatra, por edhe fshatrat tjerë dhe në të njëjtën kohë është rrugë transite, e cila do të ndihmojë në shkarkimin e rrugëve të qytetit të Malishevës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Punimet në këtë rrugë, i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip, i cili është ndarë i kënaqur me punimet dhe asfaltimin e kësaj rruge.

“Është detyrim i yni që të punojmë dhe të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, por rëndësi të madhe ka orientimi i projekteve kapitale, e ne këtë jemi duke u bërë sipas kërkesave dhe nevojave të banorëve të Komunës së Malishevës. Edhe ky projekt infrastrukturor, ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për këto dy fshatra, por për pothuajse gjysmën e vendbanimeve të Malishevës, sepse shërben si rrugë transite dhe lidhë fshatrat në vijën Astrazup-Kijevë, apo më mirë të themi, lidhë magjistralet Prishtinë-Malishevë-Rahovec dhe magjistralen Prishtinë-Kijevë-Pejë”, ka thënë Begaj, duke folur për rëndësinë e rregullimit të kësaj rruge.

Kjo rrugë, e cila lidhet edhe me rrugën Gurbardh-Dragobil-Mirushë, e cila është asfaltuar ditën e djeshme, ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për qarkullimin dhe lidhjen e këtyre fshatrave, por edhe për faktin se shërbimet edhe si rrugë transite dhe rrjedhimisht lehtëson lëvizjen e veturave, duke ju shmangur hyrjeve në qytet, por edhe shkurton gjatësinë për shumë kilometra.

Kjo rrugë e cila ka filluar të asfaltohet sot, ka një gjatësi prej afro dy kilometrave dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.