Arbëri

Opozita bojkoton sërish mbledhjen e Kuvendit në Malishevë

Kuvendi i Komunës së Malishevës as të hënën nuk ka mundur që të përmbyllë punimet e seancës së tretë të këtij viti. Vazhdimi i dytë i kësaj seance ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që pjesa dërrmuese e këshilltarëve nga radhët e partive opozitare nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e KK-së.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, në vazhdimin e dytë të seancës së tretë, prezent kanë qenë shumica e këshilltarëve të Nismës Socialdemokrate, dy këshilltarë nga LDK-ja dhe një nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa grupi i këshilltarëve të PDK-së nuk ka qenë fare i pranishëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Mbledhja vazhdoi për pak minuta vetëm me debat pasi nuk kishte kuorum”, shkruan në njoftimin e ZI-së.

Fillimisht, kryesuesi i KK-së, Rrahim Morina ka theksuar se nuk janë krijuar kushtet për vazhdimin e seancës në mungesë të kuorumit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)