Arbëri

Hapet Panairi i Punës në Ferizaj, Reçica fton në veçanti të rinjtë e gratë të vizitojnë Zyrat e Punësimit

Foto: MPMS

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, kanë hapur sot Panairin e Punës edhe në Ferizaj.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica u ka bërë thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të shkojnë e t’i prezantojnë shkathtësitë tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Reçica u bëri thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave, që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për të përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty.