Arbëri

Peja me buxhet qeveritar për 90 punëtorë më shumë sesa ka të punësuar

Descriptive Text

Në takimin e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të premten, gjatë shqyrtimit të raportit të te hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për vitin e kaluar, ndër pikat e shumta të nxehta të debatit mes këshilltarëve të opozitës dhe Ekzekutivit të Komunës kanë qenë edhe mjetet e ndara nga buxheti i Kosovës për paga e mëditje dhe shpenzim i karburanteve për automjete,shkruan sot “Koha Ditore”.

Reshat Nurboja, këshilltari i subjektit opozitar Alternativa, ka thënë se nga buxheti i Kosovës, Komuna e Pejës ka marrë vjet mjete financiare në emër të pagave për 2 mijë e 225 punëtorë, ndërsa sipas tij, realisht gjatë vitit të kaluar kanë qenë të punësuar 2 mijë 135 punëtorë, përfshirë Administratën Komunale, Arsimin e Shëndetësinë primare.

“Do të thotë se kanë qenë 90 punëtorë më pak. Kjo rezulton se nuk janë paguar 1 mijë e 80 paga për tërë vitin. Pyetja shtrohet se ku janë ato mjete. A iu kanë kthyer buxhetit apo çfarë ka ndodhur me ato mjete”, ka pyetur Nurboja. Këtë çështje e ka potencuar edhe këshilltari i AAK-së opozitare, Arbër Grabovci, sipas të cilit, meqë kanë qenë 90 punëtorë më pak, pse Komuna nuk i ka plotësuar ato vende të pune.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)