Arbëri

U përurua objekti për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik

Me një ceremoni solemne, sot është përuruar aneks-objekti i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik, ku do të ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të veçanta.

Në përurimin e aneks-objektit për nxënësit me nevoja të veçanta në SH.F.M.U. “Kongresi i Manastirit”, morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Podujevës, përfaqësues të Shoqatës “Kinderaugen” nga qytetit Hude i Gjermanisë, të cilët ishin iniciatorë për ndërtimin e këtij objekti, bashkë me bashkatdhetarët Afrim Zhugoli dhe Bejtush Fazliu si donatorë kryesorë.

Në ceremoninë solemne ku ishin prezentë edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori, punëtorë arsimorë nxënës dhe mysafirë të tjerë, drejtori i SH.F.M.U. “Kongresi i Manastirit”, Ajet Ajeti, falënderoi donatorët, veçmas Shoqatën “Kinderaugen” dhe bashkatdhetarët Bejtush Fazliu dhe Afrim Zhugolli për objektin ndërtimin e këtij objekti ku do të ndjekin mësimet nxënësit që janë me nevoja të veçanta.

Kryetari i shoqatës gjermane “Kinderaugen”, Franz-Herbert Bunjor, tha se ndjehet i lumtur që kanë kontribuuar bashkë me donatorë në ndërtimin e këtij objekti, i cili do të shërbejë për nxënësit me nevoja të veçanta.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, duke falënderuar investitorët, tha se me ndërtimin e këtij objekti, për nxënësit me nevoja të veçanta janë krijuar kushte optimale për ndjekjen e mësimeve.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij aneksi shkollor, drejtoria e SH.F.M.U. “Kongresi i Manastirit”, ndau mirënjohje për donatorët që investuan në realizimin e këtij projekti.