Arbëri

Borxhi i Prizrenit 2.2 milionë euro

Descriptive Text

Komuna e Prizrenit vitin financiar 2018 e ka mbyllur me obligime të papaguara në vlerën mbi 2.2 milionë euro. Sipas raportit vjetor financiar, obligime ka në të gjitha kategoritë ekonomike të buxhetit, ndonëse pjesa më e madhe e tyre figurojnë te investimet kapitale me vlerën 1.85 milionë euro.

Opozitarët vlerësojnë se këto të dhëna e konfirmojnë paaftësinë e Ekzekutivit për të menaxhuar buxhetin e projektet. Në anën tjetër, zyrtarët e lartë të Qeverisë komunale kanë theksuar se mund të ketë obligime të papaguara për shkak të procedurave dhe natyrës së punës, të cilat sipas tyre me alokimin e mjeteve shlyhen brenda afateve optimale, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin financiar për vitin 2018 të Komunës së Prizrenit, obligimet e papaguara të Komunës së Prizrenit janë pasqyruar në formë tabele. Aty shkruan se totali i borxheve të Komunës së Prizrenit për vitin e shkuar ka qenë 2 milionë e 229 mijë euro. Më së shumti obligime figurojnë në kategorinë e investimeve kapitale me 1 milionë e 854 mijë euro. Pastaj, radhitet kategoria e mallrave dhe shërbimeve me 114 mijë euro, që pasohet nga pagat e mëditjet me 113 mijë euro, subvencionet me 103 mijë euro dhe shpenzimet komunale me 45 mijë euro.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)