Opozita kërkon nga interpretim ligjor për votëbesimin ndaj kryesueses

Opozita kërkon nga interpretim ligjor për votëbesimin ndaj kryesueses

29 prill 2017 13:46

Lipjan, 28 prill – Opozita e bashkuar në Lipjan, (PDK, AAK, PSDK) edhe një herë i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) me një shkresë zyrtare për ta njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme për “votëbesimin e pozitës së kryesuesit” është thirrur nga opozita më 21.04.2017, duke u bazuar në nenin 44, paragrafi 1 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale nr. 03/L-040.

Opozita ka kërkuar nga MAPL-i t’i shqyrtojë shkresat zyrtare dhe të marrë një vendim mbi baza ligjore për pozitën e kryesuesit të KK-së, derisa shumicën e numrave tashmë e ka opozita e bashkuar pas prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK.

Gjithashtu, ka kërkuar nga MAPL-i ta anulojë thirrjen e jashtëligjshme për një seancë të rregullt nga kryesuesja e KK-së Vlora Limani -Hajnuni që pritet të mbahet më 02.05.2017, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, nëpërmjet kësaj shkrese, opozita e bashkuar ka sqaruar se MAPL-i e ka për detyrë ligjore të kërkojë nga kryetari i Komunës dhe kryesuesja e KK-së ta respektojnë ligjin, në të kundërtën ka paralajmëruar inicim të procedurave ligjore nëpërmjet gjykatave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme