Arbëri

Prizreni me suficit prej 2.4 milionë eurosh

Komuna e Prizrenit gjatë vitit të shkuar nuk ka arritur që t’i shpenzojë afro 2.4 milionë euro nga granti qeveritar. Këto mjete, sipas raportit financiar vjetor, kanë shkuar në suficit. Zyrtarët e Komunës kanë raportuar se granti qeveritar është shpenzuar 93 për qind në raport me shumën e paraparë.

“Granti qeveritar deri në fund të vitit 2018 është alokuar në shumën prej 36 milionë e 135 mijë eurosh. Shuma e shpenzuar nga ky burim i buxhetit komunal është 33 milionë e 737 mijë euro ose 93% e shumës së paraparë për vitin 2018, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesa e mbetur e mjeteve prej 2 milionë e 398 mijë eurosh ose 7% nga shuma e planifikuar shkon në suficit”, shkruan në raportin financiar për vitin 2018 të Komunës së Prizrenit. Aty sqarohet se në vitin 2017 në suficit nga granti qeveritar kanë shkuar mbi 1 milion euro.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")