Arbëri

LDK: Rrugët me gropa, nga cilësia e dobët e punimeve në Ferizaj

LDK-ja opozitare ka akuzuar të hënën pushtetin lokal për mosveprim ndaj gropave në rrugët e qytetit.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se rrugët lokale po degradohen brenda një periudhe të shkurtër, si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve. Sipas tij, asfaltimet e disa rrugëve lokale në Ferizaj po bëhen “sa për sy e faqe”, derisa po kontraktohen kompani joserioze dhe të afërta me qeverisjen lokale.

“Është shumë shqetësuese se si brenda një të ardhmeje të afërt rrugët e asfaltuara po degradohen, ndërkohë ato nuk po mirëmbahen nga askush. Gjithashtu, edhe rrugët kryesore të qytetit duhet të mirëmbahen me kohë, sepse gropat e mëdha po e vështirësojnë qarkullimin. Raste të tilla dhe më keq se kjo kemi në shumë vende në Ferizaj. Kjo tregon dhe e vërteton atë që e kemi thënë disa herë derisa ky pushtet po merret me projekte megalomane dhe nuk merret me zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve”, ka thënë Kokollari.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)