Arbëri

EKG-në s’ka kush ta përdorë në Obiliq

Descriptive Text

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq është në pritje të trajnimit të stafit për përdorimin e disa aparaturave të reja.

Ky institucion shëndetësor nuk është duke e përdorur EKG-në, njësoj siç nuk janë duke i përdorur aparatin biokimik dhe ultrazërin për nevoja të emergjencës (pos atij për gjinekologji).

Mospërdorimi i EKG-së ishte shënuar si vështirësi në raportin vjetor të punës që Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ishte ballafaquar edhe gjatë vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i saj, Ibush Mjekiqi, thotë se ky aparat ende nuk është funksional.

Sipas tij, EKG-ja u ka kushtuar rreth 5000 euro. Kur është pyetur pse nuk është trajnuar stafi më herët që EKG-ja të mundë të përdoret nga QKMF-ja, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se i kanë pasur dy trajnime të brendshme, por që nuk kishin mjaftuar. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)