Arbëri

Klina në favor të mbylljes së lojërave të fatit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Pas dy vrasjeve që ndodhën pesë ditët e fundit në kazino në Suharekë dhe në Lipjan, edhe Komuna e Klinës ka vendosur t’u bashkohet këtyre dy komunave me nënshkrimin e një peticioni për mbyllje të lojërave të fatit, nëse ato nuk mbyllen nga organet qendrore deri javën tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Iniciativa e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit do të ketë përkrahje të plotë edhe nga institucionet në Komunën e Klinës dhe shpresoj që do përkrahet edhe nga qytetarët. Mbyllja e këtyre lokaleve është në të mirën e qytetarëve, në shërbim të sigurisë dhe për të ardhmen më të mirë të të rinjve”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune.

Drejtori i Inspektoratit komunal të Klinës, Petrit Bekaj, tha për “Kohën Ditore” se kryetari i Komunës dhe institucionet komunale janë për mbylljen e këtyre lokaleve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)