Arbëri

Vetëvendosje “mbjell” fidanë në shtylla elektrike në Fushë-Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje në Fushë-Kosovë ka ndërmarrë një aksion në këtë qytet për Ditën e pranverës, duke mbjellë degë të pishave nëpër shtyllat e ndriçimit publik. Në një njoftim të saj, është kritikuar pushteti i kësaj komune për betonizim të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

“Edhe pse Fushë-Kosova është qytet i ndërtuar rishtazi dhe me hapësirë e territor të mjaftueshëm për hartimin e një plani urban, ku mund të kishte edhe gjelbërim, qyteti është bërë gri nga betonimi. Duke pasur parasysh se është edhe njëri ndër qytetet më të ndotura në Kosovë, ekzekutivi prioritet ka ndërtimet e larta e pa kritere, të cilat ia kanë nxënë frymën qytetit”, thuhet në njoftim.

“Vetëvendosje!, qendra në Fushë-Kosovë, me rastin e Ditës së pranverës, në shenjë proteste për mungesë të gjelbërimit, ka vendosur degë jeshile në shtyllat e ndriçimit”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)