Arbëri

Gjilan, 347 fletëparaqitje në gjykatë për dëmtimin e pyjeve

Foto: Koha

Për dëmtimin e pyjeve në Komunën e Gjilanit në gjykatë janë parashtruar 347 fletëparaqitje për kundërvajtjem, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sektori i pyjeve në këtë komunë ka paraqitur edhe 35 fletëparaqitje penale. Është arritur që në 42 raste të konfiskohen dru në sasi prej 97 metrash kub.

Shefi i sektorit të pyjeve në Komunën e Gjilanit, Ramadan Ajvazi, ka thënë se prerje të pyjeve në mënyrë ilegale ka pasur në disa fshatra, mirëpo drutë janë konfiskuar gjatë kontrollimit ditor. Ai thotë se kundërvajtësit dënohen nga 200 euro deri në 400 euro nga gjykata.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)