Komuna e Fushë-Kosovës ka përgatitur planin ideor për ndërtimin e infrastrukturës në “Kompleksin 300”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori për Planifikim Urban në këtë komunë, Abdullah Prebreza, thotë se për këtë projekt ku është paraparë ndërtimi i rrugëve, trotuareve, parqeve dhe një qendër e mjekësisë familjare do të shpenzojnë përafërsisht gjysmë milioni euro.
Prebreza ka thënë se pas realizimit të këtij projekti do t”i ndryshohet pamja kësaj pjese të qytetit të Fushë-Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
22 mars 2019 10:30
-
Shpërndaje në: