Arbëri

Shkolla e mjekësisë në Prizren do të shndërrohet në ndërtesë ekologjike

Shkolla e mesme e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren pritet që të shndërrohet në ndërtesë ekologjike. Ky institucion arsimor është zgjedhur përfitues në kuadër të projektit “Eko Shkolla”, që zbatohet nga OJQ “Ec Ma Ndryshe”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Valon Xhabali nga “Ec Ma Ndryshe”, të enjten ka bërë të ditur se kjo organizatë ka nisur zbatimin e projektit “EKO Shkolla”, në kuadër të të cilit kishte hapur thirrjen për përzgjedhjen e një shkolle të mesme publike të qytetit të Prizrenit, e cila do të përfitojë nga programi afatgjatë për edukim mjedisor dhe efiçiencë të energjisë.

“Të drejtë për të qenë pjesë e kësaj gare kanë pasur të gjitha shkollat e mesme publike të qytetit të Prizrenit. Pas përmbylljes së këtij procesi të aplikimit është mbledhur komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve nga shkollat e mesme publike të Prizrenit, me ç’rast shkolla ‘Luciano Motroni’ është përzgjedhur si përfituese”, ka thënë Xhabali.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)