Autoambulanca për Drenasin, donacion nga Italia

Autoambulanca për Drenasin, donacion nga Italia

28 prill 2017 15:54

Donatorët italianë i kanë dhuruar Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas një autoambulancë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, kryetari i komunës Feim Lladrovci, ka falënderuar donatorët për këtë autoambulancë dhe ka vlerësuar se ky automjet do t'i ndihmojë QKMF-së në kryerjen e shërbimeve sa më cilësore dhe me të shpejta për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ky donacion ka ardhur falë angazhimit të bashkatdhetarit Ylber Ibriqi, nga Komorani i cili jeton dhe vepron në Itali dhe italianit Luca Farina. Autambulanca është dhuruar nga organizata italiane “Fraternita di Misericordia di Corsanga Comune di Bongo a Mozzano”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme