Iniciativa bëhet pishman për transformimin e Zhegrës në komunë Foto: Koha

Iniciativa bëhet pishman për transformimin e Zhegrës në komunë

22 shkurt 2017 08:47

Gjilan, 22 shkurt - Themelimi i komunës së Zhegrës ka mbetur vetëm premtim i fushatës elektorale në vitin 2013 i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tash president i Kosovës. Katër vjet më pas nuk ka asnjë lëvizje për ndryshim të statusit të fshatit.

E, ata të cilët u angazhuan që nga viti 2005 që Zhegrën ta bëjnë komunë, janë zhgënjyer. Nga regjistrimi i vitit 2011 ky fshat kishte mbi 7 mijë banorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ruhan Kurteshi, ish-koordinator i Iniciativës Qytetare të Zhegrës, i cili ka qenë më i zëshmi për themelimin e Zhegrës si komunë, deklaron se vetë banorët ia kanë parë sherrin kërkesës së tyre.

“Në opinion publik është krijuar një percepcion se kjo çështje tashmë është e kryer, por ka ndikuar drejtpërdrejt te qeverisja komunale e Gjilanit të lërë pas dore Zhegrën sa u përket investimeve në infrastrukturë”, ka thënë Kurteshi. Sipas tij, komunitetit në fshatin Zhegër i janë dashur vite të tëra që të reflektojnë në lidhje me këto premtime elektorale dhe se ata janë vetëdijesuar duke kërkuar investime në infrastrukturë nga komuna e Gjilanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme