Arbëri

Shujta për nxënës të dy shkollave nga shtatori

Komuna e Ferizajt, rreth tre muaj më parë, ka nisur pilot-projektin për procesin e mësimit gjithëditor në shkollën fillore “Riza Matoshi”, në fshatin Nikadin dhe në SHMU “Afrim Abazi”, në lagjen e “Sherretëve”, të qytetit të Ferizajt, në të cilat mësojnë nga 250 nxënës, ndërkohë që nga shtatori i këtij viti këtyre nxënësve do t`u sigurohet shujta.

Në këto dy shkolla procesi mësimor po vazhdon nga ora 8:00 e mëngjesit sipas udhëzimeve të MASHT-it, ndërkaq në ndërresën e pasdites pas orës 13:00 nxënësit mbajnë mësim plotësues dhe aktivitete të lira, shkruan sot “Koha Ditore”.

Muhamet Halili, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt ka deklaruar se me rishikim të buxhetit kanë planifikuar, që secilit nxënës në këto dy shkolla nga shtatori t’ia sigurojnë pa pagesë nga një sandviç apo hamburger dhe nga një pije. Ai ka thënë se do t’i shikojnë mundësitë që këtë projekt ta zgjerojnë në të gjitha shkollat e tjera.

Sipas tij, mësimi gjithëditor është një pilot-projekt në të mirë të nxënësve, i cili deri tashti po vazhdon të funksionojë mjaft mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.