Arbëri

Ferizajasit me peticion kundër ndërtimeve të larta në rrugën e tyre

Banorët e rrugës “Astrit Bytyçi” të Ferizajt nëpërmjet një peticioni me rreth 20 nënshkrime e kundërshtojnë Planin zhvillimor komunal 2017-2025 derisa është planifikuar të zgjerohet lagjja e tyre me ndërtime të larta banesore.

Plani zhvillimor komunal pritet të miratohet përfundimisht në mbledhjen e radhës së KK-së derisa diskutimi publik rreth këtij draftdokumenti tashmë ka përfunduar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët kanë thënë se kjo lagje është afër qendrës së qytetit në të cilën janë të ndërtuara rreth 30 shtëpi mbi bazën e rregullave të urbanizuara, ndaj nuk mund të lejojnë të bëhen ndërtime të larta.

Banorët kanë bërë me dije se nuk janë të interesuar që shtëpitë e tyre të bukura të rrënohen dhe të zëvendësohen me objekte të larta shumëkatëshe me arsyetimin se secili prej tyre ka investuar mijëra euro në prona private... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image