Arbëri

Repelimi i kafshëve në rajonin e rrezikuar nga rriqrat nis javën tjetër

Descriptive Text

Zyrtarë të lartë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se nga java e ardhshme mund të nisë repelimi i kafshëve në Komunën e Malishevës, atë të Rahovecit dhe të Suharekës, që zbatohet si masë preventive për të penguar shumimin e rriqrave.

Një gjë të tillë e kanë kërkuar zyrtarët e Komunës së Malishevës, të cilët kanë shprehur qëndrimin se kjo masë është efektive në luftën kundër përhapjes së Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha, të mërkurën, ka takuar ekipin e zyrtarëve të AUV-it, në të cilin takim informues kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Komuna e Rahovecit.

Zyra e Informimit ka bërë të ditur se nënkryetari Berisha ka njoftuar zyrtarët e AUV-it lidhur me përgatitjet e bëra nga ekipi komunal dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me agjencinë dhe operatorin ekonomik në projektin e repelimit të kafshëve, në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

Me këtë rast ka vënë në pah nevojën për nisjen me kohë të zbatimit të masave preventive kundër EHKK-së...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)