Arbëri

Mbahet gara e matematikes me nxënësit e Gjakovës

Sot në Gjakovë është mbajtur gara e matematikës e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Universitetin e Primorskes - Fakulteti i shkencave matematikore, shkencave natyrore dhe teknologjisë informative, në Slloveni.

Kjo garë ka filluar me iniciativën e dy studentëve nga qyteti i Gjakovës, Lisi Çarkaxhja, Eda Kaja dhe nga qyteti i Ferizajt, Arbër Avdullahu, të cilët studiojnë në degën e matematikës në Universitetin e Primorskes. Ndërsa, për të garuar kanë pasur mundësi nxënësit e klasës njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë të komunës së Gjakovës, ku pas përfundimit të garës të gjitha testet do të dërgohen në Slloveni, ku më tutje edhe do të publikohen rezultatet.

Dy më të mirët nga klasa e njëmbëdhjetë do të fitojnë bursë për shkollë verore në Koper, ndërsa dy më të mirët nga klasa e dymbëdhjetë do të fitojnë bursë për studim në Universitetin e Primorskes dhe po ashtu fitojnë bursë për të marrë pjesë në shkollën verore.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve do të ndodhë me 10 Maj në Gjakovë, ku do të jenë prezentë edhe dekanja e Universitetit Klavdija Kutnar dhe rektori Dragan Marushiq.