Arbëri

Pesëmbëdhjetë ndërtime pa leje të rrënuara për një vit në Prizren

Inspektorati i ndërtimtarisë së Komunës së Prizrenit gjatë vitit të shkuar ka ekzekutuar 15 rrënime, në rastet e ndërtimeve pa leje dhe tejkalimit të lejeve ndërtimore.

Ndërsa për shkatërrimin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore ka paraqitur tri kallëzime penale pranë organeve të sistemit të drejtësisë. Por njëkohësisht është sfiduar nga vendimet e Zyrës ligjore të MMPH-së, që sipas pohimeve të Drejtorisë së Inspektorateve ka pamundësuar zhvillimin e procedurave ndaj ndërtesave që e kanë degraduar qytetin e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave të pasqyruara në raportin e punës të DI-së për vitin 2018, pjesa dërrmuese e rrënimeve janë realizuar në gjashtëmujorin e dytë, pas vendimit gjyqësor për zhbllokim të Planit Zhvillimor Komunal, përkatësisht rifillimit të lëshimit të dhënies së lejeve ndërtimore. Në sektorin e ndërtimtarisë sipas raportit “janë 293 procesverbale, që kanë pasuar me 72 aktvendime dhe janë bërë 15 rrënime”.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)