Arbëri

Gjilani nis kontrollat sistematike të nxënësve për të pestin vit me radhë

Për të pestin vit me radhë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur me kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Procesin e fillimit të kontrolleve sistematike e kanë përcjellë nga afër drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, drejtorit të QKMF-së, Fejzulla Berisha dhe ai i DKA, Nazim Gagica.

“Është viti i pestë me radhë që kryhen këto kontrolle dhe nga viti në vit kemi përmirësim të dukshëm sa i përket gjendjes shëndetësore thuajse në të gjithë parametrat e paraparë për ekzaminim. Vlen për të veçuar se këtë vit kontrollohen nxënësit e klasave të nënta dhe të pesta, të cilët janë kontrolluar para katër viteve. Kjo na jep mundësinë që të shohim se ku janë me shëndet këto gjenerata’, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.