Arbëri

Dhjetë komitetet e Kuvendit ngarkesë për buxhetin

Numri i komiteteve të cilat janë themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit po vlerësohet se është i madh, dhe se po kërkohet reduktimi i tyre në mënyrë që të kursehet paraja publike. Kuvendi Komunal është i obliguar, sipas ligjit, të themelojnë vetëm dy komitete, që është komiteti për politikë dhe financa dhe komiteti për komunitete. Kurse Kuvendi Komunal ka themeluar edhe 10 komitete të tjera joobligative.

Çdo komitet përbehet nga 7 anëtarë, të cilët brenda 1 muaji organizojnë mbledhje dhe nga buxheti komunal kompensohen me nga 50 euro për secilin anëtar. Këto komitete vlerësohen se janë trupa ndihmëse të Kuvendit Komunal dhe se në këto komitete shqyrtohen dhe rekomandohen për zgjidhje probleme, të cilat janë në interes të publikut.

Kryesuesi i Komitetit për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Fitim Guda, thotë se komitetet janë pasive në punën e tyre dhe se organizimi i mbledhjeve bëhet me qëllim që të përfitojnë mjete financiare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)