Arbëri

Mbi 6 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin e PDK-së kundër hidrocentraleve në Lumbardh

Po vazhdon nënshkrimi i peticionit kundër hidrocentraleve në Lumbardh të Pejës, që e ka nisur dega e PDK-së në Pejë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se janë mbledhur mbi 6 mijë nënshkrime, transmeton Koha.net.

“Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe sot. Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë. Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë”, thotë PDK.

Në këtë qytet ditë më parë janë mbajtur edhe protesta për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.