Edhe Peja me telashe të ndërtimeve pa leje

Edhe Peja me telashe të ndërtimeve pa leje

26 prill 2017 21:24

Ndërtimet pa leje po bëhen betejë e vështirë për kryetarin e Pejës.

Gazmend Muhaxheri në Rubikon të KTV-së theksoi se ka një bllokadë ndonëse ndërtimet po vazhdojnë.

Karshi ndërtimeve të tepërta, konkretisht kateve të shtuara pa leje, Muhaxheri thotë se lëndët janë dërguar në Prokurori.

Në pamundësi të ndaljes, ai thotë se u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos t'i blejnë pasi ato mund të rrënohen.

Qyteti ka vetëm dy inspektorë të ndërtimit dhe Muhaxheri thotë se qeveria nuk po lejon të punësojnë më shumë ndonëse vendet tjera janë të zëna.

"I kemi vetëm dy inspektorë që merren me ndërtim dhe nuk po lejojnë me punësu me tepër", ka thënë ai.

E mos vazhdimin e kontratave të inspektorit të ndërtimit dhe veterinës në qytetin e Pejës, kryetari i arsyeton me veprimet e tyre të jashtëligjshme dhe jokorrekte.

Inspektori i veterinës në komunën e Pejës, Arbër Taraku ka përdorur padrejtësisht vulën e komunës dhe si pasojë i është ndërprerë kontrata.

Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari, Gazmend Muhaxheri.

Ndërsa për inspektorin e ndërtimeve, Vehbi Likën tha se nuk i është vazhduar kontrata si pasojë e sjelljes së tij ndaj ndërtuesve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme