Kur do të finalizohet Parku i Aventurave Foto: ilustrim

Kur do të finalizohet Parku i Aventurave

26 prill 2017 21:16

Deri më 3 maj kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë të finalizohet Parku i Aventurave.

Ai, në Rubikon të KTV-së, foli për problemet të cilat po e pengojnë vazhdimin e punës dhe janë në pritje të ekspertëve.

"Tri shtylla me lartësi 18 metra dhe po e bën të vështirë mu realizu, vijnë ekspertë nga Cekia për ta kontrollu", ka thënë Muhaxheri.

Ai thotë se parku do të ketë tri nivele të aventurës, përfshirë këtu ngjitjen dhe "zip line" si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.

"Swiss contact" dhe Komuna e Pejës kanë investuar që qyteti ta ketë këtë park.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme