Arbëri

Komuna e Prizrenit e kufizuar në transparencë

Descriptive Text

Monitoruesit e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) kanë bërë të ditur se gjatë vitit të shkuar në Komunën e Prizrenit nuk ka pasur transparencë në nivelin e duhur.

Sipas tyre, organet e kësaj komune kanë treguar transparencë solide, me publikimin e të dhënave që janë obligime bazike ligjore, ndonëse edhe në këtë drejtim ka mangësi të caktuara. Nga treguesit e vlerësuar në katër shtylla të “Transparometrit komunal” të KDI-së del se Komuna e Prizrenit është më pak transparente në shtyllën e Zyrës së kryetarit, derisa shtylla e Financave ka arritur përqindjen më të mirë.

“Me gjithë premtimin e kryetarit Mytaher Haskuka se do të ketë transparencë radikale, të dhënat tregojnë se Komuna e Prizrenit nuk ka transparencë radikale. Është një transparencë solide, ku vetëm disa prej obligimeve bazike ligjore publikohen në uebfaqe. Por ka edhe dokumente bazike që nuk janë të publikuara. Kjo ka bërë që të dalë një rezultat që tregon se në Komunën e Prizrenit nuk ka transparencë radikale”, ka thënë Naim Cahani nga KDI-ja.

Ai ka theksuar se Komuna e Prizrenit ka një nivel të transparencës prej 76 pikëve nga 118 sa janë të mundshme në vlerësimin e “Transparometrit komunal” apo 64.40 për qind.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)