Arbëri

Opozita alarmon për gjendjen në shëndetësinë primare

Gjendje e keqe është paraqitur nga këshilltarët opozitarë të Kuvendit Komunal në sektorin e shëndetësisë në Fushë-Kosovë.

Ata kanë thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) e ka një autoambulancë pa alarm e që nuk i mbyllet dera; se në objekt nuk ka ujë gjithnjë, dhe se aty shpesh nuk bëhen as analizat elementare, pasi mjekët i udhëzojnë pacientët në laboratorët privatë. Këshilltari i PD-së, Ali Ismaili, ka thënë se është bërë një punë e madhe në shëndetësi nga një pjesë e mjekëve, por jo nga të gjithë, shkruan sot Koha Ditore.

“Po unë pata me i përmend disa çështje: shpeshherë mjekët në QKMF e kanë bojkotua punën për shkak se ka munguar uji. 2. U përmend bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë se ka qenë korrekt. Ndërsa bashkëpunim më MSH-në nuk ka pasur fare, se MSH-ja nuk është kah na mbështet hiç. Kemi komunat përreth që ndihmohen çdo ditë. E na e kemi një autoambulancë që nuk i punon as alarmi, mjeku rrezikohet se nuk i mbyllet as dera. Nuk kemi kurrfarë pajisjeje në atë autoambulancë as me ia mat pulsin pacientit”, ka thënë Ali Ismaili kur po diskutohej për informatën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)