Arbëri

Në Pejë së shpejti hapet “Parku i Aventurave”

Në një lartësi mbidetare prej 800m dhe me mbi 36 produkte apo sfida të ndryshme, dashamirët e sfidave ekstreme, së shpejti do të kenë një adresë ku të sprovojnë veten.

“Parku i Aventurave” gjendet në vendin e njohur si “Tarabosh” mbi lagjen Zatra, vetëm 2 km larg nga qendra e Pejës, ku që nga muaji maj përveç adrenalinës, vizitorët do të kenë mundësi të magjepsen edhe me pamjen që ofron një atraksion për vizitorë që pritet t’ia shtojë edhe më mundësitë e turizmit këtij qyteti.

Ekipi i emisionit të mëngjesit “SOT në Kohavision ishte në qytetin e Pejës.

Për më shumë, detajet klikoni në linkun në vazhdim.