Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL mbështet OJQ-në “Koha” të Klinës

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës joqeveritare “KOHA”, Elbasan Racaj, për financimin e projektit “Përfaqësimi i qytetarëve në komunë përmes themelimit të këshillave lokale”, transmeton Koha.net.

Qëllimi i projektit është bashkëpunimi me Komunën e Klinës për themelimin e 7 këshillave lokale: Ujmirë, Zllakuqan, Sferkë, Drenoc, Budisalc, Gllarevë dhe Jashanicë në përputhje me rregulloren komunale për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Klinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo