Arbëri

Kelmendi tha në Han të Elezit se pronat e APJ-së do të bëhen komunale

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka vizituar dje Komunën e Hanit të Elezit dhe përfaqësuesit e bizneseve me të cilët bisedoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike, fiskalizimin e bizneseve, si dhe për Pakon Fiskale 2, e cila sipas Kelmendit në një të ardhme të afërt do të kalojë në Qeverinë e Kosovës dhe do të jetë një rilindje për bizneset në përgjithësi dhe ekonominë prodhuese.

Ndërkaq me udhëheqësit komunalë, Kelmendi bisedoi për pronat e ish-armatës jugosllave me sipërfaqe prej 17 hektarësh, të cilat tashmë janë shndërruar në prona shtetërore, por ende nuk janë emëruar si prona komunale të Hanit të Elezit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ato së shpejti pritet të kalojnë nëpërmjet Qeverisë së Kosovës dhe të shpallen si prona komunale në interes të përgjithshëm për infrastrukturën mbështetëse të Komunës së Hanit të Elezit”, ka thënë Kelmendi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.