Arbëri

Në Prizren ndërtohen 30 banesa për familje dëshmorësh e raste sociale

Qeveria lokale e Prizrenit, të martën, ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e një objekti me 30 banesa për familjet e dëshmorëve dhe rastet sociale.

Ramadan Muja,kryetar i Komunës, tha me këtë rast se kjo politikë publike do të vazhdojë të zbatohet edhe në 4-5 vjetët e ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari Muja ka pohuar se objekti me 30 banesa do të ndërtohet nga buxheti i sivjetmë i Komunës. Drejtoresha e DPMS-së, Sherife Balaj, ka pohuar se ky dikaster ka planifikuar 400 mijë euro për këtë destinim, pasi që ka edhe objekte tjera të kësaj natyre që janë në realizim e sipër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.