Arbëri

Sivjet pritet të riparohet rruga Prizren-Prevallë

Projektimi i riparimit të rrugës rajonale Prizren-Prevallë është afër finalizimit, dhe sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit sivjet duhet të zbatohen procedurat e prokurimit, për të mundësuar pastaj nisjen e punimeve në terren, shkruan sot Koha Ditore.

Këto sqarime, zyrtarët qeveritarë, i kanë dhënë pas interesimit të përfaqësueses së pushtetit lokal të Prizrenit nga radhët e komuniteteve joshumicë, e cila ka pyetur nëse punimet në rehabilitimin e kësaj rruge, përkatësisht ndërtimin e galerive në rrugën në Luginën e Lumbardhit për shkak të shembjes së shpeshtë të gurëve do të fillojnë gjatë këtij viti.

Mirëpo, krahas rehabilitimit të këtij segmenti, vendimmarrësit e Prizrenit dhe drejtuesit e degës së AAK-së kanë kërkuar që MIT-ja të mos e lërë në harresë as planin për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë….(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)