Arbëri

Lekaj: Autostrada e Dukagjinit s’i dëmton tokat bujqësore

Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit si dhe autoritetet komunale të Rahovecit kanë pohuar se kanë bërë përpjekje që projekti i ndërtimit të “Autostradës së Dukagjinit” të mos i dëmtojë tokat bujqësore të kësaj ane. Me këtë rast, ministri i MIT-it, Pal Lekaj, është zotuar se paralelisht me ndërtimin e autostradës do të rregullohet edhe shtrati i Drinit të Bardhë.

Zyra për Informim e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se kjo komunë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kompaninë Projektuese “Infra Plus”, të hënën, në sallën e mbledhjeve të KK-së të Rahovecit kanë mbajtur debat publik me qytetarë për definimin e variantit më të favorshëm të projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren, me gjatësi prej 91 kilometrash.

Në këtë takim, kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka vlerësuar se ky projekt i rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune është punuar me kujdes në mënyrë që të ketë sa më pak shpronësime, por edhe të sigurojë qasje më të lehtë për komunitetin.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)