Arbëri

Gjilani planifikon të marrë kredi nga BERZH-i për ujëra të zeza

Drejtuesve të Komunës së Gjilanit u kanë dështuar planet për marrjen e një kredie të butë për trajtimin e ujërave të zeza nga Qeveria e Austrisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk kishte arritur të përmbushte zotimin se problemi me ujërat e zeza do të zgjidhej me kredinë e butë austriake, për çka kishte pasur diskutime edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku edhe është miratuar marrja e huas, shkruan sot Koha Ditore.

Qeverisja komunale pasi ka dështuar të sigurojë mjetet financiare nga Qeveria austriake, tani këtë projekt synon ta realizojë përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Mirëpo BERZH-i do të ketë kontakte vetëm me Qeverinë e Kosovës, e cila ka shqyrtuar mundësinë të ofrojë një kredi deri në 20 milion euro, dhe ajo më pas do t’i bartet në formë granti kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidromorava”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)