Fillon rivitalizimi i stacionit të autobusëve në Viti

Fillon rivitalizimi i stacionit të autobusëve në Viti

25 prill 2017 09:52

Në Komunën e Vitisë të hënën kanë filluar punimet në rivitalizimin e stacionit të autobusëve, si dhe ndërtimi i fushës sportive në oborrin e shkollës së fshati Dobresh.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se investimi në krijimin e kushteve të infrastrukturës në stacionin e autobusëve do të ofrojë kushte më të mira si për kompanitë ashtu edhe për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka deklaruar se kushtet e infrastrukturës në këtë stacion nuk kanë qenë të mira. Ndërsa ka përmendur edhe mundësinë e lëshimit të linjave të reja të udhëtimit.

“Ne kemi qenë të përkushtuar që të zgjidhim problemin e transportit publik, respektivisht ofrimin e kushteve më të mira, pasi që deri më tani qytetarët janë detyruar të presin në kushte të pavolitshme pasi që ka munguar objekti. Sido që të jetë, me këtë projekt synojmë edhe të forcojmë lidhjet me komunat fqinje, të krijojmë linja te reja edhe me kryeqytetin, por pse jo edhe me Tiranën, Shkupin, etj”, ka thënë ai.

Kurse në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë ai ka deklaruar se projekti i ndërtimit të fushës sportive në këtë fshat ka për qëllim që nxënësve t’u krijohen kushte më të mira.

“Me të vërtetë ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi që u ofron nxënësve të kësaj shkolle kushte më të mira jo vetëm për të vijuar mësimin e edukatës fizike, por u jep edhe hapësirë të nevojshme për të zhvilluar talentin e tyre në sport”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme