Arbëri

Incidenti i familjarëve të kryetarit në Emergjencë debatohet në Kuvend

Këshilltarët e KK-së në Lipjan kanë mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën pjesën dërrmuese ia kanë kushtuar incidentit në Emergjencën e QKMF-së, në të cilin u përfshinë familjarët e kryetarit Imri Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.

Në një incident verbal ishte i përfshirë edhe vetë kryetari Imri Ahmeti.

Ai ka thënë se posedon si dëshmi disa fotografi dhe videoincizime se çfarë ndodh pas orëve të vona të natës nëpër shtretër të Emergjencës së QKMF-së.

“Atë natë nuk do të kisha shkuar në Emergjencë sikur të mos kishte nevojë për të shkuar. Nevoja ka qenë, sepse unë gjithmonë do të jem në anën e pacientit dhe jo në anën e punëtorit, por nëse dikush ka tendenca politikisht me i ndarë pacientët prapë do të jem aty. Unë e di se jam tu fol publikisht, por të lejoj që të luhet zhol dhe në secilën zyrë të Emergjencës të ketë kauçë, jo, harrojeni këtë punë. Unë atë natë ju kam pyetur se çka janë gjithë këto zyre, por unë kam dëshmi fotografi dhe video në telefon se çka ndodh aty në orët e më vona të natës dhe nuk janë këto në publik, dhe nuk janë këto për me i thënë, por nuk është në rregull me tendenca me i fsheh gabimet për t’ia gjuajtur dikujt tjetër”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti.

Ai ka sqaruar se në shëndetësi kanë ndodhur reforma, ndërkaq nëse stafi mjekësor ka diçka kundër drejtorit të QKMF-së atëherë le të iniciojnë procedura për sjelljen e tij....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)