Arbëri

Komuna e Lipjanit zotohet që me donatorë t’i ndihmojë 15 familje skamnore

Descriptive Text

Komuna e Lipjanit nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kreu i saj, Imri Ahmeti, ka nënshkruar një marrëveshje me organizatën gjermane ASB për t’i ndihmuar 15 familje me gjendje të rëndë sociale.

Mirëpo, nga ana tjetër asistentja e këtij projekti në organizatën gjermane ASB, Anesa Topko, ka sqaruar se nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje, por vetëm një letër (nga ana e komunës) nëpërmjet së cilës komuna është e gatshme të bashkëpunojë me këtë projekt.

“Sot është nënshkruar vetëm letër konfirmimi që Komuna e Lipjanit është e gatshme për të bashkëpunuar me projektin. Marrëveshja dhe memorandumi planifikohet të nënshkruhen në muajin shkurt. Ne e kemi vërejtur se Komuna e Lipjanit e ka publikuar gabimisht lajmin, por nesër do t’i kontaktojmë ata dhe po besoj se kanë me rregulluar lajmin, të cilin e kanë bërë ata, sepse sot nuk ka pasur marrëveshje. Një marrëveshje me Komunën e Lipjanit dhe me tri komuna të tjera planifikohet të bëhet në muajin shkurt. Atëherë ne i bëjmë publike. Gjithashtu, Komuna e Lipjanit në lajmin e publikuar më ka cilësuar si përfaqësuese e organizatës, ndërkaq unë jam asistente e këtij projekti”, ka thënë midis të tjerash Topko.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)