Arbëri

“Demokracia studentore” thotë se Universiteti i Ferizajt i shërben vetëm PDK-së

Arsim Bajrami e Agron Bajraktari janë personat kyç që po ndikojnë që Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj të drejtohet nga politika, duke e ditur se njëri është ministër i Arsimit nga radhët e PDK-së e tjetri që mban pozitën e rektorit, është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

Kështu është shprehur Mexhid Ramusa, kryetar i organizatës ‘Demokracia Studentore’, sipas të cilit, janë edhe rreth 30 profesorë që ligjërojnë madje deri në 6 lëndë në këtë universitet e nuk i kanë të mbaruara studimet e doktoratës, raporton KTV.

Askush nga Universiteti i Ferizajt nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet në thirrjet e shumta të KTV-së.

Ministri i Arsimit, nëpërmjet telefonit, ka thënë se nuk do të përfshihet në çështje të këtij universiteti, ndërsa rektori Agron Bajraktari po e bën punën më të mirë të mundshme.