Arbëri

Komuna e Obiliqit nuk e funksionalizon objektin e Zyrës së vendit

Objekti i Zyrës së vendit në fshatin Mazgit të Obiliqit nuk pritet të ofrojë asnjëherë shërbime të gjendjes civile për çka ishte ndërtuar. Zyrtarët komunalë nuk e kanë ndërmend ta funksionalizojnë këtë objekt.

Në vend të Zyrës së vendit, ata kanë thënë se objektin do t’ua japin banorëve në shfrytëzim për aktivitete të tyre, pasi të rinovohet.

Ky objekt që ishte ndërtuar në vitet 2010-2011 kur në Obiliq qeveriste LDK-ja, pothuajse është shkatërruar pa ofruar asnjë ditë shërbimet e ofiqarisë për banorët e këtushëm. Aty janë vjedhur dyer e dritare, ndërsa edhe muret e kulmit janë dëmtuar shumë. Duket se asgjë nuk ka shkuar mirë me këtë objekt të ndërtuar para tetë vjetësh nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Banorët thonë se fillimisht, pas përfundimit të tij, punëkryerësi kishte ardhur dhe ia kishte hequr të gjitha dritaret, pasi Ministria nuk ia kishte dhënë mjetet. Ndërsa, pasi ishin bërë pagesat, ai i kishte vendosur prapë dritaret.

Por, objekti sërish ka mbetur pa dritare e dyer, pasi të gjitha, pos kornizave, i janë marrë nga persona të pandërgjegjshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)